U ekzekutua nga ish-partneri në Itali, reagon babai i 28-vjeçares shqiptare: Bija ime...

U ekzekutua nga ish-partneri në Itali, reagon babai i 28-vjeçares shqiptare: Bija ime...

20:19, 06/05/2023
A+ Aa A-

Danjela Neza u ekzekutua me armë ditën e sotme nga ish-partneri i saj në Itali, pasi nuk pranonte ndarjen prej saj.

Ka qenë babai i saj ai i cili ka reaguar për ngjarjen tragjike në rrjetet sociale, ndërsa ndan edhe një foto të 28-vjeçares.

“Te dashur miq, shoke e dashamires sot u nda nga jeta vajza ime Danjela Neza, 28 vjece. Bija ime, shpirti yt qoftë i xhenetit.

Duke qene se ndodhet ne Itali nuk e dime sa mund te vonoje dhe si rrjedhoje nuk mund tju leme nje date varrimi”, shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco