EMRI/ Vritet shqiptarja nga ish-partneri në Itali, nuk pranoi ndarjen prej saj

EMRI/ Vritet shqiptarja nga ish-partneri në Itali, nuk pranoi ndarjen prej saj

15:51, 06/05/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u shënua në Savona të Italisë, ku një shqiptare humbi jetën pasi u vra nga ish-partneri i saj.

Viktima quhej Danjela Neza dhe ishte 29 vjeç.

Ajo u qëllua për vdekje me armë zjarri në kokë nga ish-partneri i saj, Safayou Sow, një 27-vjeçar me origjinë nga Guinea.

Gazeta ‘Repubblica’ shkruan se shkak i krimit u bë fakti se ai nuk e pranonte fundin e marrëdhënieve mes tyre. Natën e kaluar, pas një debati të ashpër, 27-vjeçari nxori armën dhe qëlloi disa herë. Një plumb e goditi viktimën në kokë.

Ngjarja ndodhi pranë stacionit të trenit, ku të dy kishin lënë një takim për t’u sqaruar. Autori i krimit është arrestuar dhe akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Ai punonte në katering, ndërkohë që shqiptarja kishte punuar në të njëjtin sektor, ku mendohet se janë takuar dhe kishin pasur një marrëdhënie.

Autori i vrasjes nuk kishte precedent penal dhe policia nuk kishte pasur informacione për ndonjë sherr të mëparshëm mes çiftit. Ndërkohë viktima kishte pasur disa precedentë penalë për krime ndaj pronës dhe për drogë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco