Lajmi i fundit

LIVE/ Diata e 21-të e protestës - 'Rama jepe dorëheqjen deri më 21 qershor'

VIDEO/ Ksamil, skafi po fundosej, nxirren në breg dy turistë ukrainas

17:26, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia Kufitare në Sarandë u ka ardhur në ndihmë dy turistëve ukrainas, të cilët rrezikuan jetën në det për shkak të përkeqësimit të motit.

Skafi me të cilin ata po lundronin po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike. Falë ndërhyrjes së policisë u shpëtuan dy turistët, që ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

‘Shërbimet e njësisë Delta, të planizuara me shërbim në mbështetje të Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, kanë ndërhyrë me profesionalizëm dhe në kohë për t’i ardhur në ndihmë dy turistëve ukrainas, të cilët rrezikuan jetën në det për shkak të përkeqësimit të motit.

Gjatë patrullimit në zonën e Ksamilit, efektivët konstatuan një mjet lundrues tip skaf, i marrë me qira nga turistët, që po fundosej si pasojë e erërave të forta dhe kushteve të rënduara atmosferike. Në bord ndodheshin dy shtetas ukrainas.

Menjëherë, efektivët e Njësisë Speciale Delta ndërhynë duke bërë të mundur shpëtimin e dy turistëve, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. Aktualisht po punohet për nxjerrjen e mjetit lundrues në breg.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe turistëve në hapësirat detare të vendit’, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco