Lajmi i fundit

LIVE/ Shqiptarët protestë masive në Hamburg: Rama jepe dorëheqjen

Arrestohet autori i grabitjes së karburantit në Krujë, tentoi t'i ikte policisë me makinë

Arrestohet autori i grabitjes së karburantit në Krujë, tentoi t'i ikte policisë me makinë

16:19, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Krujës ka identifikuar dhe arrestuar autorin e grabitjes me armë të pikës së karburantit Elda në Krastën e Krujës, të ndodhur ditën e martë në orën 01:00 pas mesnate.

Autori i grabitjes  nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me një Benz, me të cilin udhëtonte bashkë me një të mitur.

Gjatë tentativës për t'u larguar, personi në fjalë është përplasur, ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është arrestuar disa qindra metra larg vendit të përplasjes.

Autori i grabitjes, Marvin Ferra.

I mituri me inicialet I.G.

Policia ka sekuestruar një kallashnikov dhe një pushkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco