Aksident në aksin Levan–Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë

Aksident në aksin Levan–Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë

09:14, 20/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan–Vlorë, duke shkaktuar vështirësi të ndjeshme në qarkullimin e automjeteve në këtë segment.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Fiat është përfshirë në një përplasje rrugore në rrethana ende të paqarta. Mbetet e paqartë nëse mjeti është përplasur me një automjet tjetër apo ka dalë nga kontrolli dhe ka goditur bordurat anësore të rrugës.

Si pasojë e ngjarjes, në zonë është krijuar trafik i rënduar, ndërsa lëvizja e automjeteve është ngadalësuar ndjeshëm.

Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në aksident.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco