Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me goditjen nga prokuroria e posaçëm të grupit të trafikurt të kokainës.
Mesohet nga burimet se, Isa Aliu ka marrë nga vëllai i tij, Shpëtim allias Salvatore Aliu vlerën e së paku 30 mln eurove, dhe I ka investuar në fushën e ndërtimit.
Isa Aliu sipas hetuesve administronte dhe pastronte paratë e drogës për llogari të vëllait Salvatore. Në një nga bisedat e zhvilluara më datë 30 gusht 2020 Isai e informon Salvatore Aliun se ka gjendje 6 mln euro cash, ndërsa 13 ditë më vonë Salvatore i konfirmon Isait se do në vijim do të marrë edhe 20 mln euro të tjera.
Më tej në biseda del se si ai e orienton për mënyra të ndryshme të fshehjes së parave, një prej të cilave edhe groposja në fuci 50 litroshe.
© SYRI.net