SYRI TV/ Fshati Bathes i Elbasanit i lënë në harresë, pa rrugë dhe pa asnjë investim nga shteti

13:35, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I lënë në harresë prej shumë vitesh, fshati Bathës në Elbasan po shkon drejt shpopullimit. Mungesa e infrastrukturës, largimi i të rinjve ka lënë në fshat vetëm moshën e tretë. Banorët shprehen se kanë kërkuar shtrim të rrugës, por kërkesa e tyre nuk është dëgjuar.

Prej shumë vitesh situata vijon të mbetet e njëjtë, ndonëse shpesh banorët kanë bërë kërkesa për ta shtruar rrugën.

Të vetmit e mbetur në zonë janë të moshuarit, të cilët mundohen të mbijetojnë me të ardhurat që sigurojnë nga pensionet, ndërsa në anën tjetër tokat janë lënë djerrë pasi të rinjtë janë larguar.

Banorët thonë se janë lënë në harresë dhe kjo situatë nuk është vetëm në fshatin e tyre, por edhe në ato përreth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco