Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda, publikohet plani i masave për sezonin veror

Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda, publikohet plani i masave për sezonin veror

10:38, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Shtetit ka njoftuar se gjatë sezonit veror 2026, do të zbatohen kufizime të posaçme për qarkullimin e mjeteve të rënda.

Kufizimet do të jenë në fuqi nga data 19 qershor deri më 15 shtator dhe do të prekin fundjavat dhe ditët e festave.

Ato zbatohen për mjetet e transportit të mallrave me masë totale maksimale të autorizuar mbi 7.5 tonë, si dhe për kategori të tjera të përcaktuara në udhëzim.

Masat kufizuese shtrihen në autostrada, rrugë interurbane dhe akse që lidhin zonat turistike dhe bregdetare.

Orari i kufizimeve është i detajuar si në vijim: të premten nga ora 15:00 deri në 24:00, të shtunën nga ora 07:00 deri në 24:00 dhe të dielën nga ora 07:00 deri në 24:00. Për ditët e festave zyrtare, kufizimet fillojnë nga ora 15:00 e ditës pararendëse deri në 22:00 dhe vijojnë nga ora 07:00 deri në 24:00 të ditës së festës.

Nga këto masa përjashtohen mjetet e emergjencës, mjetet e Policisë së Shtetit dhe institucioneve shtetërore, si dhe mjetet e transportit të mallrave të domosdoshme, përfshirë produktet ushqimore që prishen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco