Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Fushë-Arrëz. Burrë dhe grua janë dhunuar pranë banesës së tyre. Burri ka qenë duke u kthyer nga puna në HEC. Mësohet se dy persona i kanë dalë në rrugë pranë banesës dhe e kanë goditur.
Bashkëshortja ka dëgjuar zhurmën dhe ka dalë jashtë, teksa e kanë goditur edhe atë. Çifti është transportuar drejt spitalit, por fatmirësht pa dëmtime serioze.
Mbeten ende të paqarta arsyet e dhunimit, ndërsa policia po heton për këtë ngjarje dhe është në kërkim të autorëve.
Ndërkohë disa media shkruan se arsyeja pse çifti Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar - duke u shkaktuar dënime të rënda me fraktura këmbësh dhe duarsh - dyshohet se ka të bëjë me sinjalizimin e policisë për një operacion antidrogë pak javë më parë.
Parcelat e fidanëve të zbuluar para pak javësh dyshohet se u përkisnin shetasve në kërkim P.Delia bashkë me dy djemtë e tij, ngjarje e ndodhur 1 muaj më parë ku policia gjeti 15 mijë bimë kubik në afërsi të banesave të tyre.
Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.
© SYRI.net