U denoncua nga SYRI/ Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi paraqitet në GJKKO

14:02, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për seancën e radhës gjyqësore në ngarkim të saj. 

Bufi akuzohet për “përdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore” dhe SPAK ka kërkuar dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet.

Majlinda Bufi u akuzua pas denoncimit që u bë publik në Syri tv se në cilësinë e kryetares së bashkisë, i ka kërkuar një personi të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtari politike të forcave të tjera, duke e kërcënuar atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco