Gjendja civile e Orikumit do transferohet në Vlorë/ Përgjegjësja e zyrës nuk dorëzon dosjet, përballet me dhunë...

Gjendja civile e Orikumit do transferohet në Vlorë/ Përgjegjësja e zyrës nuk dorëzon dosjet, përballet me dhunë...

15:40, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përgjegjësja e Gjendjes Civile Orikum,  nën presionin dhe kërcënimet e Bashkisë dhe Policisë Bashkiake.

Gazetari i Syri tv nga Vlora njofton se, ditën e sotme, pa asnjë procesverbal, policia Bashkiake ka shkuar të boshatisë dhe marrë dokumentacionin e Gjendjes Civile Orikum. (Me qëllim mbylljen e zyrës dhe transferimin e saj drejtë Vlorës, po ashtu zëvendësimin e përgjegjëses).

Përgjegjësja e kësaj zyre nuk pranon të dorëzojë kompjuterin dhe dosjet për shkak se ato janë nën përgjegjësinë e saj.

Lufta ka nisur më herët, kur bashkia kërkoi që përgjegjëse ta ulte në detyrë si specialiste me qëllim zëvendësimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco