Gjendet kufomë në kufi me Elbasanin, dyshohet si i përket Eglant Koçit të zhdukur prej 2 javësh

15:29, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Elbasanit kanë konstatuar në kufirin mes këtyre dy rretheve një kufomë, dhe dyshohet se bëhet fjalë për trupin e Eglant Koçit, informon gazetari i Syrit, Fatjon Gjinaj. 

Kufoma është pikasur gjatë kontrolleve që kanë vijuar prej ditësh përmes dronit, dhe grupi hetimor ka shkuar këtë të enjte (18 qershor)  në vendin e ngjarjes për të bërë kryerjen e veprimeve përkatëse.

Pritet që të bëhet vëzhgimi i kufomës dhe verifikimi i fakteve për të dalë në kokluzione nëse i përket 34 vjeçarit. Trupi është konstuar në një zonë malore pranë Krrabës.

'Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit', thuhet në njoftimin e Policisë.

34-vjeçari u pa për herë të fundit pranë sheshit “Wilson” në kryeqytet, duke lëvizur me motor. Ndërsa një tjetër foto e siguruar nga grupi hetimor, e tregonte atë në një servis mjetesh në orën 10:13 të së enjtes (4 qershor), përpara se të merrej peng.

Autori i dyshuar për zhdukjen e tij, në kërkim nga policia është, Armand Shakaj i cili dyshohet se  ka përdorur një karrotrec për të shmangur kontrollet rutinë të policisë dhe për të transportuar automjetin e tij, brenda të cilit dyshohet se ndodhej edhe trupi i 34-vjeçarit, deri në zonën e Ibës së Tiranës.

Këto lëvizje dyshohet se janë kryer më 6 qershor nga Shakaj. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit dyshojnë se trupi i Koçit është mbajtur brenda automjetit për rreth një ditë e gjysmë, pasi kontakti i fundit i tij me familjarët rezulton të ketë qenë më 4 qershor.

Lidhur me ngjarjen, deri më tai është arrestuar Enea Zyferi për përkrahje të autorit të krimit, i cili dhe rezulton i punësuar në lokalin e 41-vjeçarit, Armand Shakaj.

34-vjeçari Eglant Koçi rezultonte i punësuar në një mobilieri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat kryesore mbi të cilat është fokusuar policia.

Sipas burimeve nga policia mësohet se Eglant Koçi ishte postieri që shkonte në pikat e këmbimit për të këmbyer kriptomonedhat me para cash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco