Ka përfunduar seanca për parashtrimet përfundimtare të mbrojtjes së Kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi këtë të enjte në Gjykatënne Posaçme ku po gjykohet për shpërdorim të detyrës për veprimtari politike dhe zgjedhore”.
Vetë Bufi ka kundërshtuar akuzat duke pretenduar se nuk ka ushtruar presion apo ndikim tek qytetari teksa e deklaroi veten të pafajshme.
SPAK ka kërkuar gjatë dhënies së pretencës dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet. Seanca për shpallje vendimi nga Gjykata e Posaçme u la për më 1 korrik në orën 10:00.
Ndaj Majlinda Bufit nisi hetim dhe u ngrit akuza pas denoncimit që u bë publik në Syri tv se në cilësinë e kryetares së bashkisë, i ka kërkuar një personi të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtari politike të forcave të tjera, duke e kërcënuar atë.
© SYRI.net