EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Laç, humb jetën drejtuesi i motorçikletës

13:18, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Laç, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një motorçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorçikletës, Gjin Kola, banues në zonë, ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, Luljan Vena, 24 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë së Fushë-Krujës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco