Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në autostradën Lushnje - Tirane pak para urës mbi Shkumbin. Një mjet tip Benz me targa AB 797 FZ ka përplasur për vdekje një person që udhëtonte me biçikletë.
Përplasja ka qenë fatale dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Policia e qarkullimit rrugor ka bllokuar kahun e lëvizjes drejt Tiranës për të kryer dokumentimin e ngjarjes.
Sipas të dhënave të para dyshohet se drejtuesi i biçikletës ka qenë duke udhëtuar në mes të rrugës dhe drejtuesi i benzit edhe pse është munduar t'a devijojë nuk ka shmangur dot përplasen fatale.
Njoftimi:
Lushnjë
Më datë 20.06.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Lushnjë–Tiranë”, shtetasi T. V., 37 vjeç, duke udhëtuar me biçikletë, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet me drejtues shtetasin B. M., 41 vjeç, dhe më pas dyshohet se është përplasur edhe nga një automjet tjetër me drejtues shtetasin F. M., 39 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor, shtetasi T. V. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat dy drejtuesit e automjeteve, për kryerjen e veprimeve procedurale të nevojshme, të cilët, në përfundim të veprimeve të para hetimore, janë arrestuar në flagrancë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon kryerjen e veprimeve hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net