Një përplasje mes policisë dhe një personi në kërkim është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Ksamil.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, në aksin rrugor Ksamil–Butrint.
Sipas informacioneve paraprake, agjentë të Sektorit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë kanë tentuar të arrestojnë një person të shpallur në kërkim gjatë një operacioni policor.
Gjatë ndjekjes, i kërkuari dyshohet se ka përplasur automjetin e tij me mjetin ku ndodheshin efektivët e policisë, duke arritur më pas të largohet nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas incidentit, në zonë janë angazhuar forca të shumta policie, të mbështetura edhe nga Forcat Kombëtare të Sigurisë (FNSH), të cilat po vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e personit në kërkim.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa priten informacione zyrtare nga policia
© SYRI.net