SYRI TV/ Itali - Prato, nën presionin e krimit të organizuar - Prokurori Tescaroli: Grupet shqiptare në fokus të hetimeve

10:24, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prato, një nga qendrat kryesore të industrisë tekstile në Itali po përballet me rritjen e pranisë së rrjeteve kriminale transnacionale ku grupet shqiptare përmenden si pjesë aktive e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Prokurorit Luca Tescaroli në një intervistë për SYRI TV thotë se këto struktura po forcojnë lidhjet me organizata të tjera mafioze dhe po shfrytëzojnë ekonominë e qytetit për aktivitete të paligjshme duke e kthyer Praton në një nyje të ndjeshme të krimit të organizuar në Europë.

Syri tv

Prato, një nga qendrat më të rëndësishme të industrisë tekstile në Itali dhe në Europë, po përballet me sfidën e depërtimit të rrjeteve kriminale transnacionale, ku gjithnjë e më shpesh përmenden edhe grupet kriminale shqiptare. Sipas autoriteteve italiane, ky territor është shndërruar në hapësira për organizata kriminale që operojnë përtej kufijve shtetërorë. Në një intervistë për Syri TV prokurori i Pratos, Luca Tescaroli, e ka përshkruar qytetin si një laborator kriminal multietnik. Grupet kriminale shqiptare po rezultojnë gjithnjë e më të pranishme të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe rrjete të pastrimit të parave. Sipas prokurorit mafia shqiptare po fiton hapësirë në rrjetet kriminale botërore, kontrollon porte dhe rrugë të rëndësishme të trafikut si dhe ka bashkëpunim me një sere organizatash kriminale.

Kriminaliteti shqiptar është një nga strukturat kriminale që ka fituar dhe po fiton hapësira gjithnjë e më të mëdha në panoramën kriminale botërore. Këto organizata janë konsoliduar si 'Ndrangheta dhe Sacra Corona Unita. Ato konsiderohen partnerë të besueshëm në trafikun e lëndëve narkotike dhe kanë marrë një rol të rëndësishëm në këtë sektor. Arrijnë të kenë kontakte të drejtpërdrejta me prodhuesit e kokainës në Kolumbi, kontrollojnë porte në vende të ndryshme dhe menaxhojnë importimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike. Gjithashtu, luajnë rol edhe në aktivitetet e pastrimit të parave. Ndërveprojnë me grupe kriminale kineze dhe përdorin shërbimet financiare që këto organizata janë në gjendje të ofrojnë përmes sistemeve të ashtuquajtura banka klandestine.

Sipas prokurorit Tescaroli autoritetet italiane po kërkojnë forcimin e mekanizmave ligjorë dhe mbrojtjen e dëshmitarëve të drejtësisë.

Do të ishte e rëndësishme të mendohej për zgjerimin e legjislacionit aktual italian edhe për bashkëpunëtorët e drejtësisë me shtetësi të huaj. Masat e mbrojtjes dhe asistencës të parashikuara nga ligji mund të nxisin bashkëpunimin me drejtësinë si nga anëtarët e organizatave kriminale të huaja, ashtu edhe nga dëshmitarët. Kjo do të përmirësonte ndjeshëm efektivitetin e veprimeve kundër krimit të organizuar transnacional.

Prato mbetet një nga pikat më të ndjeshme të përplasjes mes ekonomisë legale dhe rrjeteve kriminale ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco