VIDEO/ Vodhi Benz-in ML me karrotrec, motoristi u bë 'skifter'

10:40, 04/05/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje nga arrestimi i një 38-vjeçari për vjedhje në Tiranë. Ai u filmua duke vjedhur një Benz ML me karrotrec.

Eduart Bardho banonte në Mamurras dhe punonte në një piceri në kryeqytet.

Sa i përket vjedhjeve gjatë hetimeve, është zbuluar se ai pikaste kryesisht automjete ML dhe Benz200, por edhe motorët.

Pasi i pikaste mjetet, ndiqte itinerarin e mjeteve se ku do i parkonin. Më pas organizonte kohën dhe mjetet e nevojshme për të kryer vjedhjet.

Pasi kryente vjedhjet, kishte raste që u ndërronte edhe targat. Dhe më pas i shiste në tregun e zi.

Së fundmi kishte organizuar si vjedhje edhe motorin e punës së tij, por që rezultoi se e kishte vjedhur dhe shitur vetë. Këto mjete ishin pikësynimi i tij për shkak se kishte mjetet e nevojshme për t’i grabitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco