EMRI/ Vodhi 'ML'-në me karrotrec në mes të ditës, arrestohet 38 vjeçari në Tiranë

10:26, 04/05/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 38 vjeçar pasi organizoi vjedhjen me karratroc të një foristrade tip Mercedes-Benz ML, si dhe të një motomjeti.

Nga pamjet e shpërndara nga policia dallohet vjedhja e mjetit në mes të ditës, duke e hipur në karrotrecin e tij dhe duke u larguar.

Sipas burimeve për SYRI-n, i arrestuari është Eduart Bardho i cili banonte në Mamurras dhe punonte në një piceri në kryeqytet.

Sa i përket vjedhjeve gjatë hetimeve, është zbuluar se ai pikste kryesisht automjete Mercedez-Benz tip ML dhe Benz200 por edhe motorët.

Pasi i pikaste mjete ndiqte intinerarin e mjeteve se ku do i parkonin. Më pas organizonte kohën dhe mjetet e nevojshme për të kryer vjedhjet.

Pasi kryente vjedhjet kishte raste që u ndërronte edhe targat. Dhe më pas i shiste në tregun e zi.

Së fundmi kishte organizuar si vjedhje edhe motorin e punës së tij, por që rezultoi se e kishte vjedhur dhe shitur vetë. Këto mjete ishin pikësynimi i tij për shkak se kishte mjetet e nevojshme për ti grabitur. 

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar "Karrotreci", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. 

Vodhi një automjet dhe një motomjet, vihet në pranga 38-vjeçari. 

Procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, për përvetësim të mallrave të vjedhura.  

Sekuestrohen automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Karrotreci".      

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Tiranë.  Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 36 vjeç, banues në Tiranë. 

Shtetasi E. B. dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27.04.2023, në rrugën "Hoxha Tahsim", dyshohet se ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e shtetases T. N., ndërsa më datë 03.05.2023, në rrugën "28 Nëntori", dyshohet se ka vjedhur motomjetin e shtetasit A. H., të cilin më pas ia ka shitur shtetasit F. S.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

#denonconë112📞 ✅

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco