Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Vlorë, njëri automjet përfundon në një lokal

17:50, 30/04/2023
A+ Aa A-

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në një kryqëzim pranë ish-shtëpisë së oficerëve në qytetin e Vlorës, njofton korrespodenti i Syri Tv në qytetin bregdetar.

Mësohet se si pasojë e aksidentit, një prej automjeteve ka përfunduar brenda në një lokal.

Dy persona janë transportuar në spital pasi kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që po hetohen shkaqet e kësja ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 17:30, në lagjen “28 Nëntori”, pranë mobileri “Aliko”, një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin A. A., 29 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Ford” me drejtues shtetasin B. S., 28 vjeç, automjeti i këtij të fundit, si pasojë e përplasjes ka dëmtuar fasadën e jashtme të një lokali. Gjithashtu si pasoje e aksidentit, kanë ngelur të dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjerja që ndodhej në të, të cilët pas marrjes së mjekimit, dolën nga spitali.

Drejtuesve të automjeteve, të dy të pajisur me leje drejtimi, ju krye testi i alkoolit i cili rezultoi 0. 254 mg/l për shtetasin A. A dhe 0. 000 mg/l për shtetasin B. S.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco