SYRI TV/ Bashkia nis shembjet pa bërë shpronësimet, banorët e Spitallës: S’kemi marrë pagesat

18:52, 29/04/2023
A+ Aa A-

Pas 2 vitesh ndërprerjeje Bashkia e Durrësit ka nisur shembjet e disa objekteve në Spitallë. Banorët e rrugës ‘’Miqësia’’ kanë thënë se nuk kanë qenë kundër projektit të zgjerimit të aksit që e lidh zonën me Universitetit dhe Shenavlashin, por kërkojnë të shpronësohen.

SYRI TV

Fadromat kanë nisur shembjen e objeketeve në rrugën "Miqesia" në lagjen nr 15, Spitallë. Punimet e filluara 2 vite më pare me synim, zgjerimin e rruges lidhëse mes aksit të Spitallës me atë të Universitetit dhe Shenavlashit ishin ndërprerë për shkak të mos shpronësimit të banorëve, të cilëve ju prekeshin edhe sipërfaqet e tokave të tyre ku kalonte gjurma e rrugës si dhe banesat.

Por edhe pse ende nuk janë bërë shpronësimet bashki ka nisur punimet. Para pak ditësh banorët zhvilluan një protestë u ata pohuan se nuk do të lejojnë ndërhyrjet nëse nuk kompensohen.

Por edhe pse kanë marë premtimin për tu dëmshpërblyer banorët pohojnë se ju është njohur një sipërfaqe më e vogël edhe pse disponojnë dokumenta të rregullta te legalizimeve

Komuniteti i banorëve ankohet edhe për kalimin e mjeteve të  tonazhit të rëndë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco