'Ish-burri i mamasë na mbylli brenda me gjyshen për të na djegur të gjallë'

'Ish-burri i mamasë na mbylli brenda me gjyshen për të na djegur të gjallë'

11:03, 29/04/2023
A+ Aa A-

Me këmbët e djegura, të fashuara në spital, 14-vjeçari Gentian Bilo që i ka shpëtuar një vdekjeje të tmerrshme bashkë me gjyshen e tij, Lutfijen Fanën,  ka treguar sot nga spitali i Vlorës se si gjatë natës, atë bashkë me gjyshen, i ka rrahur dhe mbyllur në shtëpi, duke i vënë më pas zjarrin, ish-bashkëshorti i mamasë, Agim Bajrami.

Pas divorcit me mamanë e tij, Bajrami i ka kërcënuar shpeshherë dhe nmbrëmjen e së premtes, ka ardhur dhe e ka goditur në kokë gjyshen, e cila është shtrirë në spital në krah të tij e tronditur nga ngjarja, e shkatërruar edhe nga varfëria.

Agim Bajrami, tregoi i mituri, i ka dhunuar dhe i ka mbyllur brenda në banesë për t’i djegur, duke u mbyllur derën, pasi kishin marrë kërcënime të shumta se do t’i vriste.

Rreth orës 2 të mëngjesit, Agimi bashkë me një person tjetër kishte dhunuar fillimisht gjyshen Lutfijen, me grushta në fytyrë dhe në kokë e me pas edhe 14- vjetarin.

“Të gjitha këto konflikte kanë ndodhur pas ndarjes së nënës sime”.

“Ne kemi bërë denocime në Polici më parë dhe atij nuk i lejohet të futet në Shqipëri, por nuk e dimë se si ka kaluar” tha ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco