SYRI TV/ Tre fshatra në Lezhë pa rrugë për në varreza, banorët: Ku ka shkuar fondi për ndërtimin?

14:03, 21/04/2023
A+ Aa A-

Banorët e  njësisë administrative Ungrej  në Lezhë kanë kërkuar ndërtimin e rrugës, që të çon në varrezat e fshatit. Banorët shprehen se  për të përcjellë në banesën e fundit të afërmit e tyre, shpesh herë rrezikojnë jetën për shkak të  rrugës, për të cilën fondet kanë ardhur, por investimi nuk është  kryer.

Syri tv

Përcjellja për në banesen e fundit e atyrë që largohen nga kjo jetë mbetet një mision i vështirë për banoret e tre fshatrave të Njesisë Administrative Ungrej në Lezhë.

Familjarët duhet të përdorin çdo lloj mënyrë, me kafshë apo mjetë rrethanore për të përcjell të afërmit e tyrë në banesen e fundit.

Banorët thonë e mungesa e rrugës për në varrezat detyron banoret e Rrasi, Zimajve dhe Mllezes që të lëvizin për rreth 1 km në këmbë përmes një terreni të vështire malor, duke rrezikuar edhe jeten.

Banorët kanë dyshime se fondi mund të jetë vjedhur, pasi ky investim i nisur 2 vite më parë në këtë segment rrugor u ndërpre duke mos e pëfunduar ashtu siç duhet as lotin e parë.

Nga Bashkia Lezhë bëhet me dije se është ndërtuar loti i parë i rruges së varrezave në Rras të Butë dhe fondi për vijimin e lotit tjetër me gjatësi rreth 1 km ka pëfunduar, për ti dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj problematike të mbartur prej 30-vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco