Me skafandër motori në kokë dhe jelek fosforeshent/ Detaje nga ekzekutimi i biznesmenit në lokalin e tij

Me skafandër motori në kokë dhe jelek fosforeshent/ Detaje nga ekzekutimi i biznesmenit në lokalin e tij

14:41, 19/04/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja vijnë nga ngjarja e rëndë që tronditi mesditën e sotme Shëngjinin.

Sa i përket dinamikës mësohet se në lokalin “Coral” në pedonalen e Shëngjinit, është vrarë pronari i lokalit shtetasi Ardian Nikulaj, nga një person që ka hyrë me skafandër motori në kokë dhe i veshur me jelek fosforeshent dhe e ka qëlluar dy herë me pistoletë dhe është larguar me motor.

Burime policore thonë se autorët mund të kenë lëvizur me nje mjet tip ‘Range Rover’ me targa angleze ngjyrë e zezë.

Njoftimi i policisë:

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco