Shqipëri-Kosovë, pa kontrolle në kufi/ Për 9 muaj qytetarët e dy shteteve do të udhëtojnë pa kontrolle

Shqipëri-Kosovë, pa kontrolle në kufi/ Për 9 muaj qytetarët e dy shteteve do të udhëtojnë pa kontrolle

13:47, 01/05/2024
A+ Aa A-

Prej të mërkurës së 1 majit ka hyrë ne fuqi zbatimi i marrëveshjes ndërqeveritare për kalimin pa kontrolle në kufi.

Sipas marrëveshjes të gjitha automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës nuk i nënshtrohen procedurave të kontrollit për një periudhe nëntë mujore, nga katër muaj që ishte dy vitet e fundit.

Udhëtarët thonë se marrëveshja lehtëson kalimet në kufi dhe shmang ndalesat e panevojshme. Këtë fillim maji një pjesë e qytetarëve nga Kosova kanë zgjedhur të udhëtojnë drejt qyteteve bregdetare të Shqipërisë.

Pavarësish kalimit pa kontrolle, në kufi ditën e parë të majit nuk pati fluks qytetarësh. Sipas policisë kufitare, në orët e para të së mërkurës hynë rreth 4 mijë persona me afro 1 mijë e 300 mjete.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco