Babai denoncon në Komisariatin e Maliqit: Kam humbur kontaktet me djalin 30 vjeç

Babai denoncon në Komisariatin e Maliqit: Kam humbur kontaktet me djalin 30 vjeç

13:44, 15/05/2024
A+ Aa A-

Një baba ka kallëzuar në Komisariatin e Maliqit se prej 10 ditësh nuk ka kontakte me djalin e tij 30 vjeç.

Ai shprehet se djali jeton e punon në Gjermani dhe se prej disa ditësh tashmë familja nuk ka kontakte me të riun.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.05.2024, në Komisariatin e Policisë Maliq, ka kallëzuar shtetasi A. R., banues në fshatin Orman, se prej 10 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. R., 30 vjeç, i cili jeton në Gjermani. Po punohet për lokalizimin e 30-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco