https://www.youtube.com/embed/keHKVzeoYS0?si=m4wNWvIwbUKWx0gS

SYRI TV/ Babai mban pesë orë peng 2 fëmijët e tij, pas negociatave me RENEA-n dorëzohet

16:31, 15/05/2024
A+ Aa A-

Për gati pesë ore babai mbajti penge fëmijët e tij, 6 dhe 11 vjec. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rreth orës 2.20 duke zbardhur dita e mërkure. 40 vjecari Aleks Marku me origjinë nga Lezha, ka qëlluar me armë në ajër. Krismat kanë frikësuar banorët te cilët kanë lajmëruar policinë. E gjitha ngjarja ka ndodhur ne një banesë që babai I dy fëmijëve kishte marrë me qira te Shkëmbi I Kavajës. Policia e Durrësit pas lajmërimit  ka mbërritur menjëherë në vendin  e ngjarjes dhe pasi kanë konstatuar së së bashku me 40 vjecarin në banesë ndodheshin dhe dy fëmijët e tij kanë kërkuar ndihën e forcave RENEA. Këta të fundi janë nisur dhe kanë zhvilluar negociata me babain e të miturve për tu dorëzuar. Por sapo kanë nisur negociatat 40 vjecari ka qëlluar me kallashnikov edhe në drejtim të forcave speciale. E teksa negociatat vijonin, fëmijët shpesh herë I kanë kërkuar babait të dorëzohej. Ndërkohë rreth orës 7 të mëngjesit pas gati pesë ore negociatash, Aleks Marku ka pranuar të hap derën dhe të dorëzohet në polici. Teksa del nga banesa gjendja e tij shëndetësore është e renduar dhe më pas ai është shoqëruar për në policinë e Durrësit.

Policia ka sekuestruar një armë zjarr tip kallashnikov, një krehër dhe 18 gëzhoja. Sipas informacioneve Aleks Marku apartamentin me qira një muaj me parë,  ndërkohë që bashkëshortja e tij ndodhej në Itali. Policia ka kontaktuar me bashkëshorten e 40-vjeçarit e cila para 3 muajsh ka marrë një urdhër mbrojtjeje. Ajo ka ardhur nga Italia për të marrë fëmijët në policinë e Durrësit.  Në momentin e arrestimit, Aleks Marku i ka thënë efektivëve të RENEA-s se po qëllonte me armë pasi sipas tij, do ta sulmonin disa persona. Ndërkohë që fqinjët deklarojnë se prej afro një muaji fëmijët jetonin në këtë banese

Teksa nga ana tjetër daja i bashkëshortes se Markut shprehet se ai ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, si psikologjike edhe fizike.

Sipas policisë Marku rezulton në itali se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”. Grupi hetimor vijon hetimet dhe veprimet procedurale, për të përcaktuar nëse 40-vjeçari ka qenë në efektin e lëndëve psikotrope.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco