Lajmi i fundit

TAKS FORCE/ Gjykata e Lartë 'noterizon' ndalimin e Berishës në Kuvend

Shtyhet seanca e parë për dosjen 'Metamorfoza', shkak mungesa e Litës

Shtyhet seanca e parë për dosjen 'Metamorfoza', shkak mungesa e Litës

11:04, 13/05/2024
A+ Aa A-

Shtyhet seanca e parë paraprake e dosjes “Metamorfoza” në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Seanca e radhës u la më datë 24 maj ora 10.00, për shkak të mungesës së të pandehurit Xhevahir Lita dhe të avokatit të tij, Arben Nela.

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO për disa të pandehur, ndërkohë që ndau çështjen për disa të tjerë.

SPAK do të përfaqësohej në seancën e sotme nga dy prokurorët e saj, Altin Dumani dhe Arben Kraja, të cilët ishin të pranishëm.

Dosja 'Metamorfoza' u mbyll vetëm pak ditë më parë, ku SPAK dërgoi për gjykim 7 persona, përfshirë biznesmenin Pëllumb Gjoka, Behar Bajrin, ish-prokurorin Xhevahir Lita apo ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco