Vrau policin në Fier/ Vetëdorëzohet Azgan Mërnica

Vrau policin në Fier/ Vetëdorëzohet Azgan Mërnica

22:24, 15/05/2024
A+ Aa A-

Azgan Mërnica, 23-vjeçari i cili qëlloi me pistoletë për vdekje eftkivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, është vetëdorëzuar rreth 20 minuta më parë në Drejtorinë e Policisë Fier.

Sipas burimeve për SYRI-n, autori i krimit Azgan Mërnica ka qënë i shoqëruar nga një i afërm i tij, i cili e ka çuar me makine në Policinë e Fierit. 

Mërnica kishte qënë i fshehur në fshatin ‘Sulaj’, nga fundi i fshatit në banesa të braktisura nga banorët që kanë ikur në emigracion prej vitesh.  

Vetëdorëzimi ka ardhur pas negociatave me familjarët e Mërnicës.  

Krimi i rëndë u regjistrua më 13 maj, rreth orës 13:00 në fshatin Baltëz të Fierit, ku Mërnica pas një konflikti të momentit për kalimin në rrugë, qëlloi me plumb në kokë efektivin dhe më pas u arratis me makinë.

Forcat e RENEA-s dhe FSSH për më shumë se dy ditë zhvilluan kërkime intensive por nuk kanë arritur që ta lokalizojnë dhe prangosin.

Njoftimi i Policisë/ Fier

Forcat Speciale RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë vijuar pa ndërprerë veprimet operacionale në terren me qëllim kapjen e autorit të vrasjes së punonjësit të Policisë Novruz Cenalia.

Veprimet Operacionale u shtrinë në një perimetër shumë të gjerë në zonën ku ndodhi ngjarja, duke përdorur dronë të cilësisë së lartë, të cilët kanë monitoruar zonën gjatë gjithë kohës. Po në kuadër të veprimeve operacionale, u ngritën pika kontrolli në gjithë akset rrugore, u forcuan shërbimet në pikat e kalimit, në kufirin jeshil dhe blu.

Paralel me veprimet operacionale në terren, policia ka zhvilluar negociata me familjarët e autorit për t'u vetëdorëzuar.

Në pamundësi për tu larguar, familjarët kanë vetëdorëzuar në Polici autorin e vrasjes së punonjësit të Policisë shtetasin Azgan Mernica, 23 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore dhe procedurale me autorin e dyshuar, Azgan Mernica.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco