Gjendet pa shenja jetë në autostradë një 42-vjeçar! Policia sekuestron kamerat e sigurisë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jetë në autostradë një 42-vjeçar! Policia sekuestron kamerat e sigurisë, ja çfarë dyshohet

12:06, 26/05/2024
A+ Aa A-

Një 42-vjeçar është gjetur i pajetë në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit.

Sipas policisë, 42-vjeçari i identifikuar me iniciale N.H dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po këqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit,  kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.

Kavajë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Kavajë-Durrës, në afërsi të Malit të Robit, është gjetur pa shenja jete shtetasi N. H., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet e para dyshohet se është përplasur nga një automjet ende i paidentifikuar.

Policia rrugore e Kavajës dhe grupi hetimor po kqyrin kamerat dhe po kryejnë veprime hetimore për të bërë të mundur identifikimin e automjetit, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco