SYRI TV/ Darëzeza pa rrugë në prag të sezonit, banorët: Ankesat tona në vesh të shurdhër

13:28, 01/05/2024
A+ Aa A-

Bregdeti i Darzezës në Fier, në sezonin veror është u frekuentuar jo vetëm nga banorët e zonave përreth por edhe nga turistë të huaj. Por teksa pritet të nis sezoni, janë vetëm 500 metra rrugë e amortizuar që të çon në bregdet e cila mban larg pushuesit. Banorët dhe pronarët e bizneseve shprehen se janë ankuar, por premtimet e pushtetarëve kanë qenë boshe, pasi nuk është marrë asnjë masë

Syri tv

Kur pak javë na ndajnë nga nisja zyrtare e sezonit turistik në bregdetin e Darrëzezës, 500 metra rrugë që lidh këtë fshat me vijën bregdetare është tejet e amortizuar. Banorët dhe pronarët e biznesve e kanë ngritur shpesh here situatën problematike të rrugës, dhe deklarojnë se edhe pse u kanë premtuar rregullim të saj, nuk e kanë bërë.

Dy çifte gjerman të cilët kanë nisur një tur ne vendin tonë, tregojnë problemet që kanë ndeshur në vendet turistike të Shqipërisë si në veri ashtu edhe ne jug.

Bashkia Fier ende nuk ka nisur marrjen e masave për nisjen e sezonit turistik. /Gaz: Xh.Beharaj, op: A.Mara, mon: L.Kotri/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco