Lajmi i fundit

TASK FORCE/ 'Rai 3', Edi Rama pranon lidhjet me 'Sinaloan'

Greqi/ Shqiptari mashtron të moshuarit dhe iu zhvat para dhe ar me vlerë 140 mijë euro

Greqi/ Shqiptari mashtron të moshuarit dhe iu zhvat para dhe ar me vlerë 140 mijë euro

08:33, 22/05/2024
A+ Aa A-

Një 48 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke për mashtrim. Sipas mediave, shqiptari është anëtar i një organizate kriminale që mashtronte të moshuarit për t’u zhvatur para dhe ar.

48-vjeçari është përfshirë në të paktën dy mashtrime ndaj të moshuarve në Filiates dhe Igumenicë, ku ka arritur t’u marrë 140 mijë euro.

Ai i ka bindur të moshuarit për t’i dhënë para duke u thënë se të afërmit e tyre kanë nevojë për shuma të mëdha parash për të kryer operacione pas një aksidenti automobilistik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco