I vendosi eksploziv zyrës së noterisë, arrestohet 30-vjeçari nga Shkodra

I vendosi eksploziv zyrës së noterisë, arrestohet 30-vjeçari nga Shkodra

13:00, 01/05/2024
A+ Aa A-

Policia ka vënë në pranga shtetasin Paulin (Pavlin) Kola banues në Shkodër, nën akuzën për shkatërrim prone me eksploziv.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Perlat Rexhepi”, në Tiranë, ku shpërtheu një sasi e vogël lënde plasëse në zyre noteriale në pronësi të noteres Esmeralda Dauti.

Si pasojë e shpërthimit u dëmtua fasada e zyrës noteriale.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco