Shpërthen në flakë makinë në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan

Shpërthen në flakë makinë në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan

13:18, 19/04/2023
A+ Aa A-

Një automjet tip Mercedes Benz ka marrë flakë në aksin Tiranë-Elbasan dhe shkak dyshohet se është bërë një defekt teknik.

Mësohet se makina ka shpërthyer në flakë në dalje të tunelit dhe se për fat të mirë nuk ka të dëmtuar.

Njoftimi:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tiranë - Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë dhe është djegur, gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin L. F. Si pasojë e zjarrit janë shaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të këtij rasti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco