Krujë/ Arsenal armësh në shtëpinë e të moshuarit

Krujë/ Arsenal armësh në shtëpinë e të moshuarit

10:48, 07/04/2023
A+ Aa A-

Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit në Krujë. Sekuestrohen një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi fishekësh.

Falë inteligjencës informative, kapet në flagrancë dhe arrestohet 64-vjeçari që posedonte armën dhe municionin.

Rihapet dosja "Habilaj", trafikantët e drogës u dënuan në 2021-n, GJKKO kërkon rigjykim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës operacionale të mbështetur nga inteligjenca informative, me fokus evidentimin dhe goditjen e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, kanë konstatuar një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

-B. I., 64 vjeç, banues në Krujë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik PMSH dhe dhjetëra fishekë luftarak, që mbaheshin pa leje nga 64-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco