Plagosje me thikë në Shijak

Plagosje me thikë në Shijak

21:20, 06/04/2023
A+ Aa A-

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, këtë herë në Shijakt.

Gjatë përleshjes mes dy personave, njëri prej tyre është plagosur me thikë, ndërsa autori është në arrati.

I plagosuri me inicialet A. F., 33 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, thotë policia.

Policia e Shijakut/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:25, në fahatin Borakë, Shijak, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi K. G., 46 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco