'Është çaj mali, jo kanabis!': Shqiptari 15 orë në qeli, policët britanikë kujtuan se kapën një 'Narcos'

'Është çaj mali, jo kanabis!': Shqiptari 15 orë në qeli, policët britanikë kujtuan se kapën një 'Narcos'

11:09, 31/03/2023
A+ Aa A-

Policët më arrestuan dhe më zhveshën se menduan se merresha me barërat e këqija – po e vërteta ishte shumë ndryshe.

Policët britanikë vunë në shënjestër një piktor dhe dekorator sepse dyshuan se ai po merrej me barërat e këqija narkotike, mirëpo u zbulua se bimët e tij ishin thjesh çaj.

Shqiptari Agim Agaj, 53 vjeç, sipas The Sun, tregoi se ai u kontrollua dhe u mbajt për 15 orë në polici pasi gjethet e bimëve të tij ranë në sy kur ndaloi furgonin.

Oficerët që menduan se ishte marihuana, e morën në paraburgim  Agimin nën dyshimin se e mbante  me qëllim furnizimi; ata  i vunë prangat dhe e hodhën në qeli.

Mirëpo kjo histori ishte shumë larg asaj serisë së famshme televizive të goditjes së bosëvë te drogës, “Narcos” sepse kontejneri i madh plastik midis sediljeve të përparme të Agimin mbante vetëm “çaj mali”. Po e shkruajmë shqip, çaj mali.

Agimi tha për The Sun: “Ishin dy policë. Njëri hapi derën e furgonit dhe pa se kisha një enë të madhe plastike.

“Ai i tha policit tjetër: ‘Ky ka marihuanë!’

“Unë i thashë, ‘Kjo nuk është drogë. Është çaj mali!'

“As më dëgjuan dhe më arrestuan.

“Po çaji nuk duket aspak si barërat e këqija. Nuk ka aromë si barërat e këqija. Edhe një fëmijë mund ta dallojë se çfarë është çaji dhe çfarë është kanabisi.”

Agimi u mbajt në një qeli të shtunën mbrëma në Ëeymouth, Dorset, dhe u morn ë pyetje të nesërmen para se të lirohej pa akuzë sepse nuk kishte prova.

Ai pretendoi se oficerët ishin dërguar gjithashtu për të kontrolluar shtëpinë e tij të vjetër dhe shtëpinë e një shoku.

Agimi, i cili pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar, tha se nuk e dinte pse e ndaluan dhe shtoi: “Nuk jam arrestuar kurrë.

"Ishte e frikshme."

Kurse Policia e Dorset tha: "U krye një kontroll i automjetit dhe u raportua se një enë plastike që përmbante atë që dukej se ishte një substancë bimore, për të cilën oficerët besonin se mund të ishte drogë e paligjshme."

Forca shtoi: “U kryen hetime të mëtejshme dhe u konfirmua se substanca në kontejner nuk ishte një drogë e paligjshme dhe ai njeri u lirua pa asnjë akuzë”./Syri.net

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco