Vrasjet e ndodhura gjatë Marsit të 2023, Aulona Kadillari: Atentatet po marrin jetë njerëzish të pafajshëm, policia inekzistente

10:53, 31/03/2023
A+ Aa A-

Gazetarja Aulona Kadillari e ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto’ drejtoi gishtin nga institucionet dhe policia e shtetit për vrasjet e ndodhura gjatë Muajt Mars, ku nga atentatet e bandave kriminale kanë mbetur të vrarë njerëz të pafajshëm.

Përmendim këtu sulmin e fundit ndaj Top Channel, nga ku fatkeqësisht mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola i cili kishte shkuar në vendin e punës për të siguruar bukën e gojës.

Të gjendur përballë këtyre ‘vrasësve serial’, duket se jeta e qytetarëve shqiptarë tashmë është më e pasigurt se kurrë më parë.

Pjesë nga deklarata e saj:

Ola: Çfarë mund të themi për sigurinë në vend pas gjithë ngjarjeve dhe pesë viktimave nga atentatet e krimit pa përfshirë këtu aksidentet?

Aulona Kadillari: "Në pesë vrasjet që ne thamë, pra nga ato që renditëm nga këto pesë vrasje, dy janë pothuajse të zbardhura, sepse janë kryer nga njerëz ose motive banale siç është rasti i Beratit për të cilin mund të themi që është e zbardhur, pasi është arrestuar autori i kësaj ngjarjeje, pra është kapur.

Në fillim është cilësuar si plagosje më pas personi ka ndërruar jetë në spital dhe kjo gjë për policinë ishte zbardhur e tanimë policia e cilëson si një ngjarje të zbardhur.

Ndërkohë që mund të themi edhe për ngjarjen në Kavajë, për policinë domethënë po flas në kuadër të ngjarjes në këtë lloj këndvështrimi, për policinë edhe ngjarja e Kavajës është e zbardhur sepse të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale të dy janë autorë dhe viktima.

Ndërkohë që ajo që është e frikshme është se ngjarjet më të bujshme që janë atentatet edhe që kanë marrë jetë njerëzish të pafajshëm dhe kjo duhet theksuar, këto dy atentate janë të pazbardhur.

Këtu është mund të themi frika që i atribuohet qytetarëve të thjeshtë. Duke parë që këto atentate kanë pasur dy viktima të pafajshme kanë rritur pasigurinë te qytetarët.

Thellimi i këtyre krimeve duke marrë jetë të pafajshmish, pasi edhe dy vite më parë kemi pasur vdekje ose vrasje të personave të pafajshëm, por kemi dy vrasje të fundit të cilat janë njëra pas tjetrës që rrisin më shumë pasigurinë tek qytetarët.

Policia duket in-ekzistente pasi thotë që kemi  marrë masa, kemi nisur hetimet, por ka ngelur vetëm në këto: në kuadër të hetimeve dhe pistave.

Nuk kemi ende asnjë hap konkret dhe dikush mund të thotë okei jemi në ditët e para pas krimit ose pas vrasjes së fundit që është ajo në median Top Channel, por që nuk kemi asnjë hap konkret të policisë dhe prokurorisë dhe që të dyja duhet të bëjnë hapa para".

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco