GJKKO kalon për gjykim, inceneratorin e Fierit, lehtëson akuzat për korrupsion për Bllakon e Zoton

GJKKO kalon për gjykim, inceneratorin e Fierit, lehtëson akuzat për korrupsion për Bllakon e Zoton

13:49, 24/03/2023
A+ Aa A-

SPAK ka kaluar për gjykim, dosjen për inceneratorit e Fierit. Gazetari Fatjon Gjinaj i SYRI TV njoftoi në mbarim të seancës se “sapo ka përfunduar procesi gjyqësor, seanca paraprake në ngarkim të 20 të pandehurve për inceneratorin e Fierit, mes të cilëve ish-zyrtarë të larët që kanë marrë pjesë në procedurat e shpronësimit, të tenderimit apo të vendosjes në funksionim të planit për inceneratorin e Fierin.

Konkretisht, gjykata ka vendosur që për pesë të pandehur të ketë rikualifikim të veprës penale, konkretisht për Alqi Bllakon, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, që ndryshe nga sa akuzohej më parë ku njëra nga akuzat ishte ajo e korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetërore,  është zëvendësuar me vendim gjykate sot në akuzën për veprën penale të korrupsionit për funksionarët publikë,  gjë që ul marzhin e dënimit  në ngarkim të tij nëse do të ketë një vendim për dënimin e këtij të pandehuri.

Ndërkohë ka ndodhur e njëjta gjë edhe për katër të tjerët: Klodian Zoton; Ariola Kodrën (ish-administratore e inceneratorit të Tiranës); po ashtu për ish-administratorin e inceneratorit të Tiranës, Giuseppe Ciafaglione dhe mbikqyrësin e punimeve të inceneratorit të Fierit, Arben Dervishajn.

Për këtë të fundit, sipas GJKKO, bien akuzat për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre, duke e akuzuar vetëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve duke qenë sipas dokumenteve të mbrojtjes dhe më pas të konfirmuara nga GJKKO, që ai nuk ka pasur funksion të ndonjë zyrtari të lartë shtetëror.

Për këtë arsye, SPAK, togat e zeza të GJKKO, bënë rikualifikimin e veprës penale që e ul dhe marzhin e dënimit dhe e lë Arben Dervishajn vetëm me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Ndërkohë që ka seanca ka zgjatur disa orë në GJKKO, për njërin nga të pandehurit është pushuar akuza duke qenë se ka pasur një vendim të mëparshëm dënimi të tij, Enver Sheshin, që disa muaj më parë ndërroi jetë; është përjashtuar nga dosja për shkak të rrethanave, fatkeqësisht ndërroi jetë teksa ndodhej në ambientet e burgut;. u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte nga një sëmundje që vuante ndërkohë që për 19 të tjerët do të vijojë procesi në GJKKO.

Gjykata nuk është shprehur nga ana tjetër nëse do të pranojë kërkesa e shumicës për gjykim të shkurtër. Do të jetë në vlerësim të procesit që do të bëhet në themel në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,” tha Gjinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco