Merr flakë makina në ecje, plagoset drejtuesi i mjetit

Merr flakë makina në ecje, plagoset drejtuesi i mjetit

21:24, 14/03/2023
A+ Aa A-

Një automjet tip ‘Ford Focus’ ka marrë flakë në ecje në Sanxhak të Kurbinit. Raportohet se si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit.

Ky i fundit është transportuar në spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Gjendja e tij shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë së Kurbinit:

Në Sanxhak, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën  e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco