Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Gjyqi mbyll dyert: Dyshime se Hutra ka kryer vepra të tjera të rënda kriminale

Gjyqi mbyll dyert: Dyshime se Hutra ka kryer vepra të tjera të rënda kriminale

11:14, 04/03/2023
A+ Aa A-

Teksa sot po mbahet seanca gjyqësore për Dan Hutrën, autor i vrasjes së 3 vrave dhe plagosjes së 3 të tjerave, gjyqi po mbahet me dyer të mbyllura.

BW raporton se mediat janë lënë të hyjnë në ambiente te sallës ku po mbahet gjyqi, vetëm për pak çaste, dhe më pas është kërkuar që të dalin. Kjo sipas saj për arsye që të ruhen disa të dhëna që cilësohen ‘top sekret’.

Hutra po hetohet për të tjera vepra të rënda penale që mund të ketë kryer gjatë kohës që ka qenë i lirë. Ka dyshime se pasi kreu 16 vite burg për vrasjen e gruas së tij, Dafina Havalja, të cilën e masakroi me thikë, në maj të 2021 ai u la i lirë, ndërsa mendohet se deri në qershor të 2022 mund të ketë kryer të tjera vepra kriminale.

Po ashtu mësohet se asnjë avokat nuk ka marrë mbrojtjen e tij për procedurë, ndaj sot në gjykatë është vendosur një përfaqësues nga shteti, për t’u zhvilluar dhe seanca gjyqësore për të dhënë masën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco