Kishin mbushur kamionçinën me lëndë drusore të llojit gështenjë, procedohen penalisht 2 persona

Kishin mbushur kamionçinën me lëndë drusore të llojit gështenjë, procedohen penalisht 2 persona

16:03, 28/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Devollit ka proceduar dy persona pasi po transportonin me kamionçinë, lëndë drusore të përfituar në kundërshtim me ligjin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Devoll

Kontrolle në terren, për të parandaluar dhe për të goditur rastet e krimeve mjedisore.

Transportonin me kamionçinë, lëndë drusore të përfituar në kundërshtim me ligjin, procedohen penalisht 2 shtetas dhe sekuestrohet lënda drusore e llojit gështenjë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll, të mbështetura nga informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të prerjes së paligjshme të pyjeve. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. K., 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, dhe E. K.,  40 vjeç, banues në Korçë.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin E. K. dhe ku ishte pasagjer shtetasi G. K., në fshatin Vranisht, Devoll, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde drusore të llojit gështenjë që dyshohet se ishte prerë në mënyrë të paligjshme nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco