VIDEO/ Vrau djalin që tentoi ta hidhte në pus, del para gjykatës i moshuari! ‘Fsheh’ kokën që të mos filmohet

09:42, 20/02/2023
A+ Aa A-

Ka dalë para togave të zeza 77-vjeçari Shyqyri Bylykbashi, i cili dy ditë më parë vrau djalin e tij 50-vjeçar Hamdi Bylykbashi.

Me kokën ulur dhe duke thënë “njeri jam dhe unë”, 77-vjeçari ka dalë përpara gjykatës këtë të hënë për dhënien e masës së sigurisë.

Fillimisht ngjarja e ndodhur në fshatin Zvezdë u raportua si aksidentale, por nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babanë Shefki Bylykbashi, 77 vjeç, të cilin ka dashur ta hedhë në pusin e ujit në oborr.

Ky i fundit e ka goditur me çekiç në kokë duke bërë që 50-vjeçari të ndërrote jetë.

Në dëshminë e dhënë në polici, 77-vjeçari tha se i biri vinte në gjendje të dehur çdo ditë në shtëpi, çka ka bërë që të konfliktoheshin ditën e djeshme.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte ccdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, është shprehur 77-vjeçari në polici.

I moshuari do njihet sot me masën e sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco