Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra nderohet me certifikatë nderi për ‘Mirënjohje të Martirëve të Lirisë’

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra nderohet me certifikatë nderi për ‘Mirënjohje të Martirëve të Lirisë’

14:35, 22/05/2024
A+ Aa A-

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra u nderua nga Unioni Kombëtar i Ish të Përndjekurve Politik me një certifikatë nderi me motivacionin “Mirënjohje e Martirëve të Lirisë” për kontributin në mbrojtje të kujtesës kombëtare për të mos harruar të kaluarën komuniste.

Ky vlerësim i rëndësishëm iu dha nga Presidenti i ish të përndjekurve Besim Ndregjoni i cili ndërsa vlerësoi arqipeshkëvin Massafra për punën përballë të kaluarës komuniste u shpreh se ata që e kanë për detyrë, Parlamenti shqiptar e kanë lënë në harrëse.

Vetë arqipeshkëvi i Shkodrës mes emocionesh u shpreh se e gjithë puna e atij ndaj torturave e vuajtjeve të popullit shqiptar nga komunizmi përbëhet nga tri pika kryesore, drejtësia, e vërteta dhe shenjtëria, kjo pasi edhe sot rrezikojmë nga diktaturat e reja.

Gjatë kësaj ceremonie Massafra u lut edhe për ata që masakruan dhe i dolën me dëshmi të rreme duke vendosur më pas vrasjen apo vuatjet e tmerrshme të shqiptarëve të pafajshëm…

Bashkëpunëtorë të klerit apo edhe ish drejtues vendor rrëfejnë ditët e para të njohjes para 27 viteve me Angelo Massafrën si dhe vlerësojnë kontributin e tij…

Certifikata e Nderit iu dha nga Unioni i Ish të Përndjekurve arqipeshkëvit të Shkodrës n Angelo Massafra në prag të zëvendësimit të tij nga bashkëndihmësi Giovani Peragine që do të jetë arqipeshkëvi i ri i Shkodrës pasi Massafra të përfundojë misionin në fund të këtij viti pas 27 vitesh shërbim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco