Lajmi i fundit

Goooollllllll! Shqipëria ndëshkon Italinë pas 24 sekondash lojë

U prezantuan si policë duke i marrë një shtetasi një shumë parash, arrestohen 2 persona në Bulqizë

U prezantuan si policë duke i marrë një shtetasi një shumë parash, arrestohen 2 persona në Bulqizë

13:47, 22/05/2024
A+ Aa A-

Në prangat e policisë kanë rënë dy persona në Bulqizë pasi iu prezantuan si punonjës policie dhe i morën me forcë, një shtetasi në rrugë, një shumë parash.

Sipas njoftimit të policisë, u vunë në pranga shtetasit D. T., 26 vjeç (i dënuar disa herë, për vepra penale kundër personit dhe pronës) dhe V. B., 36 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Njoftimi i policisë/ Bulqizë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prezantimi”.

Iu prezantuan si punonjës policie dhe i morën me forcë, një shtetasi në rrugë, një shumë parash, identifikohen dhe arrestohen, si rezultat i veprimeve të shpejta policore, 2 autorët.

Njëri nga të arrestuarit, i dënuar më parë për krime kundër personit dhe pronës.

Menjëherë pas kallëzimit të një 36-vjeçari, se rreth orës 22:00 të datës 21.05.2024, 2 shtetas që i ishin prezantuar si punonjës policie, i kishin marrë me forcë, në rrugë, një shumë të vogël parash, Komisariati i Policisë Bulqizë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera në kuadër të operacionit “Prezantimi”, u vunë në pranga shtetasit D. T., 26 vjeç (i dënuar disa herë, për vepra penale kundër personit dhe pronës) dhe V. B., 36 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprat "Vjedhja me dhunë" dhe "Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco