Shtetasi afgan tenton të vetëvritet/ Avioni i linjës 'Lion-Stamboll' bën ulje të detyruar në Rinas

Shtetasi afgan tenton të vetëvritet/ Avioni i linjës 'Lion-Stamboll' bën ulje të detyruar në Rinas

15:37, 22/05/2024
A+ Aa A-

Një shtetas afgan ka tentuar të vrasë veten gjatë fluturimit me avion, duke dëmtuar damarët me brisk. Për pasojë rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, ka bërë ulje të detyruar.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.

“Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion. 40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco