Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Kloca e Maliqit pa bujqësi e blegtori, banorët: Politika kujtohet vetëm në zgjedhje

15:26, 22/05/2024
A+ Aa A-

Tokat në fshatin Klocë të bashkisë së Maliqit janë lënë dierrë. Por çmimet e larta të imputeve bujqësore, apo edhe largimi i të rinjve nga fshati ka ulur edhe numrin e bagëtive. Fshati i cili jetonte me bujqësi dhe blegtori, nga indiferenca e qeverisë tashme sheh si rrugë të vetme emigrimin,. 

Fshati ka pasur vetëm investime gjysmake thonë banorët duke filluar nga rruga kryesore e cila u shtrua rreth 8 vite më parë por punimet e dobëta të saj e dhanë rezultatin menjëherë duke u dëmtuar. Nga ana tjetër rrugët e brendshme nuk kanë pasur investim duke u kthyer në baltë e pluhur në stinë të ndryshme te vitit.

Banorët e Kolcës thonë se në pjesën më të madhe banorët janë shpërngulur duke lënë banesat të kthehen në gërmadha. Prezenca e shtetit në këtë fshat thonë banorët ndihet kur afrohet koha e  fushatave elektorale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco