Horrori në Kanalin Anglez/ Po kërkohen trupa, temperaturat e ujit -4°C

Horrori në Kanalin Anglez/ Po kërkohen trupa, temperaturat e ujit -4°C

11:24, 14/12/2022
A+ Aa A-

Ekipet e shpëtimit në Kanalin Anglez thonë se nuk po kërkojnë më për të mbijetuar duke marrë parasysh temperaturën e ujit që shkon në -4°C.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, pasi një varkë me emigrantë u përmbys teksa ishte duke lundruar në Kanalin Anglez. Numri i viktimave pritet të rritet, raporton Sky News.

Të përfshirë kanë qenë 30 deri në 50 persona. Varka u përmbys dhe njerëzit mbetën në ujë.

Ende nuk dihet identiteti apo shtetësia e tyre.

Pak më shumë se një vit më parë, fatkeqësia më e rëndë e emigrantëve në Kanal mori jetën e 31 personave. Një gomone e mbushur me 34 persona u mbyt ndërsa po udhëtonte nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar më 24 nëntor 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco