VIDEO/ Lezhë, përplasen 4 makina në aksident, marrin para dhe një çiklist, nuk dihet numri i të plagosurve

VIDEO/ Lezhë, përplasen 4 makina në aksident, marrin para dhe një çiklist, nuk dihet numri i të plagosurve

10:16, 14/12/2022
A+ Aa A-

Një aksident masiv ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin në vendin e quajtur lagjja e Shaljanëve. Katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë është goditur edhe një biçikletë që ka përfunduar anash rrugës. Njeri mjet e ka humbur kontrollin dhe ka aksidenruar një çiklist, Artur Zenelin, që është dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e Lezhës.

Në tërësi, nuk dihet sa të lënduar apo të plagosur ka në vendngjarje. Policia e Lezhës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po analizon shkaqet e aksidentit që ndodhi në këtë aks rrugor shumë të populluar dhe ku shpejtësia e lejuar është 30km/h e lejuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco