Kukësi përfshihet nga shira me intensitet dhe reshje të dobëta bore

Kukësi përfshihet nga shira me intensitet dhe reshje të dobëta bore

10:12, 14/12/2022
A+ Aa A-

I gjithë territori i qarkut të Kukësit është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe në lartësinë mbi 800 m, reshje të dobëta bore. Lartësia e borës në Valbonë është rreth 5 cm.

Nga informacioni i marrë nga Komisioni i Mbrojtjes Civile në prefekturën e Kukësit, rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Ka pasur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin  dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë e qarkut të Kukësit nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

Rezervuarët janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë qarkun.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në bashkinë e Kukësit dhe të Hasit.

Për shkak të një avarie në linjën 110 kV, Fushë Arrëz – nënstacioni Kalimash 3 grupe të OST-së po punojnë për riparimin e linjës.

Ndërsa furnizimi nga linja 110 kV, HEC Lapaj – nënstacioni Rexhepaj, ka disa stakime për shkak të mbitensioneve të krijuara nga prodhimi i HEC-it dhe mbingarkesa e kësaj linje në këtë periudhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco